Cybereducation Flyer

Kurs dhe certifikatë falas për sigurinë kibernetike

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM)në bashkëpunim me CRDF Global, ofron për të gjithë studentët e të gjitha njësive akademike mundësinë e ndjekjes falas së kursit për sigurinë dhe higjienën kibernetike dhe të pajisen me certifikatë në përfundim të tij. Kursi përfshin rregullat themelore të sigurisë së informacionit dhe ju do të mund të mësoni rreth kërcënimeve kryesore në botën digjitale, të kuptoni rrezikun dhe pasojat e një sulmi kibernetik të suksesshëm, të kuptoni llojin e informacionit personal që synojnë hakerat dhe të mësoni këshilla për mbrojtjen e të dhënave personale, pajisjeve elektronike dhe burimeve të informacionit.

Kursi online përmban 10 module me video material të qasshëm në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze dhe zgjat përafërsisht 60 minuta. Regjistrimi bëhet përmes linkun: https://cybereducation.org/mc/index.php/usr/login/login?lang=sq.
Studentët e interesuar për të ndjekur kursin luten që të regjistrohen në linkun në vijim për të marrë udhëzimet dhe detajet e nevojshme nga udhëheqësi i projektit.
https://forms.gle/UPjzX2vdPW1Aej918

Ky projekt realizohet me mbështetjen e Departamentit të Shtetit Amerikan, kurse platforma për ofrimin e kursit është zhvilluar nga CRDF Global.