UMIB bashkëorganizator i “Konferencës së Tretë Ndërkombëtare mbi Menaxhimin e Konkurrencës Globale dhe Inovacionit”
Ka filluar “Konferenca e Tretë Ndërkombëtare mbi Menaxhimin e Konkurrencës Globale dhe Inovacionit”, në të cilën bashkëorganizator është edhe Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Kjo konferencë që zakonisht mbahet në Universitetion e Stambollit, sivjet për shkak të pandemisë me Covid-19 është organizuar online.
Rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj, shprehu kënaqësinë që mund t‘ju drejtohet pjesëmarrësve me një fjalë rasti, megjithëse online për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia. Ai tha se me përhapjen e COVID-19 në mars të vitit të kaluar, njerëzit në mbarë botën janë përballur me një realitet të ri, të panjohur dhe të pasigurt për të gjithë ne. Shtetet dhe njerëzit duhej të përshtateshin me një jetë të re, të pazakontë aq larg nga jeta normale, në mënyrë që të mbijetonin”.
Sipas tij, shkencëtarët në mbarë botën kanë punuar shumë për të shpikur një vaksinë që do të rrisë imunitetin e njerëzimit ndaj COVID-19. Disa lloje të vaksinave janë shpikur dhe arritur të shpërndahen në vende të ndryshme të botës. Kjo situatë e re e pasigurt na ka mësuar se, ka nevojë për inovacione dhe stile të reja të punës dhe menaxhimit për të kapërcyer këto sfida dhe për ta bërë jetën tonë më të lehtë”, tha ai.
Rektori Musaj, shprehu besimin se “Konferenca e Tretë Ndërkombëtare për Konkurrencën Globale dhe Menaxhimin e Inovacionit” do të shërbejë si një vend takimi për akademikët, vendimmarrësit, komunitetin e biznesit të cilët gjatë këtyre tri ditëve të konferencës do të ndajnë përvojat e tyre më të mira për konkurrencën globale në kontekstin e krijuar nga Covid-19, si menaxhimi i inovacionit etj.