Fimki

Dy ekspertë të “Trepçës” mbajtën ligjërata në FIMK

Dy ekspertë të ndërmarrjes “Trepça”: Prof. Hamit Beqiri dhe Prof. Bajram Mustafa, kanë mbajtur të enjten nga një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike  (FIMK) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Prof. Beqiri ka folur për “Humbjen e plumbit me zgjyrën në procesin e shkrirjes reduktuese”, ndërsa prof. Bajram Mustafa, e ka bërë një prezantim për ndërmarrjen “Trepça”.

Përveç studentëve dhe stafit akademik të pranishëm ishin edhe drejtuesit e FIMK-ut. Dekani prof.dr. Hakif Zeqiri, falënderoi ekspertët për gatishmërinë e tyre që të ndajnë me studentët e FIMK-ut përvojën e tyre. “Ky është një rast i mirë që studentët të zgjerojnë më tepër njohuritë në fushat me interes”, tha ai.