Ftesë – punëtori për trajtimin e ujërave të zeza
Ftojmë të gjithë ata që janë të interesuar që të marrin pjesë në punëtorinë “Trajtimi i ujërave të zeza” që mbahet në laboratorët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) prej 17-28 tetor 2016. Punëtoria organizohet nga UMIB-i, Universiteti Van Larenstein nga Holanda dhe PUM-Shoqata e ekspertëve holandez. Ata që duan të marrin pjesë të dërgojnë një CV dhe një kërkesë në gjuhën angleze në emalin: [email protected]
Numri i pjesëmarrësve është i limituar.
Në fund të punëtorisë do të ndahen certifikata.