Juridik

U.d. Dekani i Fakultetit Juridik zhvilloi takim me përfaqësuesë të Komunitetit të Rinjëve në Mitrovicë në kuadër të projektit ReLOaD2 të UNDP

U.d Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof. asoc. dr. Islam Qerimi, ka pritur në takim Mehmet Salihun, Koordinator i Komunitetit të Rinjëve në Mitrovicë në kuadër të projektit ReLOaD2 të UNDP si dhe Fiona Beka, aktiviste rinore në Mitrovicë. Qëllimi i këtij takimi ishte nisma e bashkëpunimit në mes të Fakultetit Juridik dhe Komunitetit të të Rinjëve në Mitrovicë në kuadër të projektit ReLOaD2 të UNDP për aktivitete rinore për të cilin edhe u dakorduan. U.D Dekani Qerimi shprehu qëndrimin se rinia dhe temat që prekun rininë çdo herë do jenë të përkrahura nga Menaxhmenti, stafi dhe studentët e këtij Fakulteti, dhe i falenderoj koordinatorët e këtij Komuniteti për gatishmërinë e bashkëpunimit.

Në fund të takimit palët u dakorduan që ky bashkëpunim i inicuar të filloj qysh në muajin dhjetor 2022, së pari përmes sesioneve dhe aktiviteteve senzibiluese që janë në të mirë të rinisë sonë, si dhe në vazhdim me organizimin e një tryeze të rrumbullakët, me tematikë të mbrojtjes apo parandalimit nga shkaktarët që ndikojnë në paraqitjen e rrezikut të substancave narkotike për rininë e rajonit të Mitrovicës.