Studentët e Fakultetit Ekonomik vizituan Institucionin Mikrofinanciar “KosInvest”
Nje grup i studentëve të vitit të tretë te Fakultetit Ekonomik, nën udhëheqjen e Prof. Asoc. Dr. Esat Durguti, vizituan Institucionin Mikrofinanciar “KosInvest”, degën në Vushtrri.
Kjo vizitë studimore e organizuar nga stafi i njësisë dhe në bashkërendim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës, përkon me përmbushjen e misionit dhe objektivave të përcaktuar nga Fakulteti Ekonomik, me fokus studenti në qendër.
Realizimi i kësaj vizite studimore ishte organizuar sipas agjendës: prezantimi i shkurtër i institucionit mikrofinanciar, përgatitja me informacionet dhe dokumentacionet e nevojshme për vizitë në terren, vizita tek klienti në Pestovë me përfaqësues nga KosInvest, plotësimi dhe regjistrimi i aplikacionit për kredi personale, nxjerrja e informatave nga Regjistri i Kredive të Kosovës – CRK, përpilimin e rrjedhës së parasë, analizën e aftësisë paguese të klientit, dhe kompletimi i dosjes për kredi.
Dekani i Fakultetit Ekonomik Prof Asoc dr Qazim Tmava, si dhe i tërë stafi akademik, falënderojnë menaxhmentin e Institucionit Mikrofinanciar “KosInvest”, me në krye Drejtorin Menaxhues zt. Vilson Ndrecaj, menaxheren e Burimeve Njerëzore znj. Natyra Zuna, dhe zt. Faton Halili, por edhe tërë stafin e nën degës së Vushtrrisë, për ngrohtësinë dhe mikpritjen profesionale. Menaxhmenti i “KosInvest” duke i uruar studentët pjesëmarrës që në të ardhmen e afërt të jenë pjesë e ekipit të tyre, u zotuan në avansimin e marrdhënieve me mundësinë e nënshkrimit të një Memorandum Bashkëpunimi mes dy institucioneve të respektuara.