Njoftimi për afatin e transferimit brenda jashtë Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore (FTU)
Njoftohen studentët e interesuar se bazuar në kalendarin akademik 2022/2023, nga data 01.02.2023 deri më 10.02.2023, mund t’i parashtrojnë kërkesat për transferim brenda dhe jashtë përkatësisht Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore.
Kriteret për transferim të studentëve janë të përcaktuara në Statutin e Universitetit, Rregulloren për transferim të studentëve në Universitetin “Isa Boletini” dhe aktet tjera të institucionit.
Studentët që dëshirojnë të transferohen duhet t’i dorëzojnë këto dokumente;
- Kërkesën për transferim (shkarkohet në SMU)
- Vërtetimi për statusin e studentit
- Certifikatën e notave nga fakulteti prej nga vijnë,
- Planprogrami i studimeve (i vulosur)
- Vendimi mbi akreditimin.
- Pas aprovimit të kërkesës fletëçregjistrimin nga fakulteti paraprak,
Afatet:
- Afati për transfer nga jashtë dhe brenda Universitetit, aplikimi prej 02.2023 deri më 10.02.2023.
- Nxjerrja e vendimeve prej 13.02.2023 deri 16.02.2023.
- Dorëzimi i listave të transfereve në rektorat më 22.02.2023.
- Regjistrimi i semestrit dhe fotografimi prej 23.02.2023-24.02.2023.