FIMK..

FIMK anëtar themelues i iniciativës Crosscience

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është bërë pjesë e iniciativës Crosscience  (program i mbështetjes nga Qendra për Transformim Digital në ITP), që është lansur më 2 shkurt 2023. Iniciativa synon t’i bashkoj universitetet publike dhe intitucionet tjera të arsimit të lartë në dobi të studentëve të tyre të Shkencave Kompjuterike.

Dekani i FIMK-ut, prof. asoc. dr Faton Merovci dhe shefi i Departementit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Ass. Berat Ujkani, kanë marrë pjesë në lasimin e kësaj iniciative, ku u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit në mes të FIMK dhe ITP. Iniciativa ndërtohet nga tri komponente si në vijim: Talent Pool, Innovators Program dhe ICT Gateway.