QuadicSlovenia

Projekti QUADIC: Përvojat e BE-së mbi strukturat dhe proceset e IC/PM – shembujt e praktikave më të mira

Stafi i UIBM mori pjesë në projektin për ndërtimin e kapaciteteve QUADIC (Quality Development of International Cooperation and Project Management) në takimin e radhës në formatin e punëtorisë së konsorciumit të projektit në Universitetin e Lubjanës, Slloveni nga 6.6.2022-11.6.2022. Ky takim kishte në fokus temën “Përvojat e BE-së në strukturat dhe proceset e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe menaxhimit të projekteve – shembuj të praktikave më të mira”. Takimi është udhëhiqur nga ekspertë të universitetit të Lubjanës.