Prof. Edita Bekteshi ka përfunduar me sukses hulumtimin e postdoktoratës në fushën e pedagogjisë
Profesoresha Edita Bekteshi ka përfunduar me sukses hulumtimin e postdoktoratës në fushën e pedagogjisë me titull: “ Mësimi i gjuhës angleze në klasat gjithëpërfshirëse – A ndikon gjuha e huaj në gjithpërfshirje?
Ky hulumtim u krye në Graz të Austrisë, në University College of Teacher Education Styria, në periudhën 1 mars 2022 – 30 mars 2022, i mbështetur Agjencia e Austrisë për Arsim dhe Ndërkombëtarizim, Programe Mobiliteti dhe Bashkëpunim, Programi Heras+. Bashkëpunime të tilla pritet të ketë edhe në të ardhmen.