Në Fakultetin Juridik të UIBM-it, u realizua bashkëligjëratë e hapur me avokaten Hidajete Mazhiqi
Për studentët e Fakultetit Juridik që kanë vijuar ligjëratat në lëndën “E drejta e Procedurës Penale” dhe për ata të cilët tanimë vijojnë ligjëratat në lëndën “Procedura Penale e Avansuar”, u mbajtë ligjëratë e hapur me temë “Ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës”!
Bashkëligjërues i profesorit Islam Qerimi, i cili është bartës i këtyre lëndëve së bashku me asistentin Xhemajl Veliqi – i autorizuar, ishte avokatja e Odës së Avokatëve të Kosovës znj. Hidajete Mazhiqi
Avokatja Mazhiqi i njoftoi studentët në mënyrë të hollësishme mbi risitë që janë paraqitur në Kodin e ri të Procedurës Penale i cili ka hyrë në fuqi më 17.02.2023. Studentët e përcollën këtë ligjëratë me interesim të madh dhe duke shtruar vazhdimisht pyetje edhe ligjërata ndërroi formën e prezentimit duke u shndërruar në një debat të gjallë.
Në këtë bashkëligjëratë u përmenden risit e këtij Kodi të cilat shkurtimisht janë.
- Atakimi i vendimeve të Prokurorit të shtetit për hudhje të kallëzimeve penale,
- Zgjatja e afatit të hetimeve,
- Qasja në aktakuzë nga publiku,
- Gjykata Supreme mund ta prish një vendim edhe kur konstaton shkelje në dëm të pandehurit, dhe
- Gjykimi në mungesë edhe për vepra tjera penale.