Ftesë – eksperti Josef Martinsen nga Norvegjia dhe Dr. sc. Salihe Salihu, mbajnë ligjëratë të hapur me temë: ”Nga Lufta drejt Paqes”.
Fakulteti Juridik i UIBM-së, në bashkëpunim me Institutin Shkencor Kosovaro – Suedez më 25.04.2023, do të organizoj ligjëratë të hapur me ekspertin Josef Martinsen nga Norvegjia dhe Dr. sc. Salihe Salihu me temë: ”Nga Lufta drejt Paqes”.
Josef Martinsen ka qene ekspert i UNHRC dhe autor i librave: “Puset e Vdekjes në Kosovë”; Çfarë ndodhi në Kosovë në vitet 1998-1999; si dhe ka realizuar një film dokumentar për ngjarjet e tilla! Ai është dëshmitar i gjallë për veprimet gjenocidiale të serbëve të kryera mb popullatën shqiptare në Kosovë!
Ligjërata do të zhvillohet në ora 13:00, në sallën 403 të Fakultetit Juridik, kati i katërt!