FTU

Prof. Heli Wahlroos nga Finlanda mbajti ligjëratë për stafin akademik të FTU-së

Në ditën e dytë të vizitës, Prof.Heli Wahlroos, mbajti ligjëratë për stafin akademik të FTU-së duke përcjellur përvojat se si zhvillohet kurrikula në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Savonia”. Ndër qëllimet e projektit Erasmus+ “Kurrikulat DUALE – Studimi dhe Puna Praktike në Bujqësi dhe Siguri Ushqimore (DUAL AFS)” është përditësimi i kurrikulave me theks të veçantë në ngritjen e praktikës profesionale për studentë.

 

Koordinatori i projektit për FTU, Ass.MSc. Arbër Hyseni, e njoftoi me kurrikulën e përditësuar në FTU. Prof. Heli paraqiti shembuj se si bashkëpunimi Universitet-Industri mund të sjell përftime për të dy palët.