Stafi akademik i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore filluan mobilitetin në Universitetin Nuertingen-Geislingen në kuadër të projektit Erasmus+ DualAFS
Në kuadër të projektit Erasmus+ DualAFS për shkëmbimit të stafit akademik, nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, Prof. Ass. Dr. Faruk Hajrizi dhe Dr. Sc. Arbër Hyseni kanë filluar aktivitetet në kuadër të mobilitetit në Universitetin Nürtingen – Geislingen Gjermani. Fillimisht kanë vizituar kampuset dhe laboratorët e Universitet Nürtingen – Geislingen në Nürtingen. Ata u mirëpriten nga udhëheqësi i projektit, Prof. Dr. Heinrich Schüle i cili i njoftoj për arsimin e lartë në Gjermani.