Trajnimi me Stafin Akademik në Fakultetit Juridik, nga zyra e teknologjisë së informacionit te UIBM-së për Mural Whiteboard
Sot në Fakultetin Juridik u zhvillua një trajnim i rëndësishëm me fokus në përdorimin e teknologjisë së re “Mural Whiteboard”. Trajnimi u organizua me qëllim që të zgjerojmë aftësitë tona për të përdorur platformën Mural Whiteboard si një mjet efektiv për bashkëpunim, krijim dhe organizim të informacionit nëpër projekte akademike.
Trajnimi ishte intensiv dhe u përmbajt në kohën e planifikuar. Pjesëmarrësit patën mundësinë të mësonin për funksionet kryesore të Mural Whiteboard dhe praktikat e mira për përdorimin e tij efektiv. Diskutuam mbi metodat e bashkëpunimit në kohë reale, krijimin e hapësirave virtuale për prezantime, dhe organizimin e informacionit në mënyrë të strukturuar.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit kishin mundësinë të shfaqin ide të tyre, të zhvillonin detyrat e praktikave, dhe të ndanin eksperiencat e tyre me kolegët e tjerë. Diskutimet dhe sesionet e pyetjeve na ndihmuan të kuptojmë më mirë se si të përdorim Mural Whiteboard në mënyrë më efikase për të përmbushur qëllimet tona akademike.
Kjo platformë do të sjellë inovacion dhe bashkëpunim të fuqishëm midis stafit akademik, duke rritur cilësinë e projekteve dhe rezultateve tona.
Përfaqsuesi i zyrës së teknologjisë se informacionit të UIBM-së, Zymber Haliti i falenderojë për pjesëmarrjen aktive dhe angazhimin e stafit akademik gjatë trajnimit. Në këtë trajnim u demonstrua edhe qasja praktike në sistemin funksional të Mural Whiteboard! Në fund dekani i Fakultetit Juridik, profesori Islam Qerimi falenderoi trajnuesin e përdorimit të Mural Whiteboard, Zymber Haliti dhe të gjithë stafin pjesëmarrës të cilëve ju uroj, që kjo përvojë të na ndihmojë të jemi më produktivë dhe të suksesshëm në detyrat dhe projektet tona të ardhshme.