Prof.asoc.dr. Merita Shala, pranoi detyrën e rektores
Prof.asoc.dr. Merita Shala, ka pranuar të hënën zyrtarisht detyrën e rektores së Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) nga rektori i deritanishëm, prof.dr.Alush Musaj. Rektorja Shala ka falënderuar paraardhësin e saj për punën dhe konsolidimin e UIBM.
Ndërsa, ish-rektori Musaj, i ka uruar suksese rektores Shala, në mandatin 4 – vjeçar në krye të UIBM. Shala është rektorja e dytë e UIBM, pas rektorit Musaj, i cili ka udhëhequr universitetin për dy mandate, duke përfshirë edhe periudhën e themelimit.