Sesioni

Sesion informues për mundësitë e punës praktike në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited”

Studentës e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë kanë pritur në vizitë ekipin e “Rrjetit CSR Kosovo”, të cilët kanë zhvilluar sesione informuese  për programin “Kosovo Generation Unlimited”, një nismë e implementuar nga “Rrjeti CSR Kosovo”, në partneritet me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve e mbështetur nga Unicef në Kosovë. Përmes këtyre sesioneve, studentët u njoftuan për qëllimin e programit, mundësitë e punës praktike dhe procesin e angazhimit dhe avantazhet që mund të marrin nga ky program.
“K-GenU” është një projekt i cili synonym fuqizimin e rinisë në Kosovë, dukë shërbyer si urë lidhëse mes të rinjve të moshave 16 – 24 vjec dhe punëdhënsve të tyre potencial nga sektori publik dhe ai privat, për zhvillimin e praktikës tre-mujore me kompenzim. I tërë procesi zhvillohet përmes platformës online: https://kosovogenu.com/
Studentët u informuan se platforma  https://kosovogenu.com/ ofron:
·  Mundësi për gjetjen e punës praktike direkt nga ofruesi
·  Përgatitje për tregun e punës – trajnime profesionale për zhvillim të shkathtësive
· Angazhim me mentorët profesionist të fushës
·  Gjenerim automatik të CV dhe çertifikatës për përfundimin e punës praktike përmes KGenU