KDD

U zgjodhën tre prorektorë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

Këshilli Drejtues (KD) ka zgjedhur të martën tre prorektorë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, sipas propozimit të rektores, prof.dr. Nurten Deva.  Në mbledhje kanë qenë të pranishëm gjashtë anëtarë të KD-së, ndërsa në votim kanë marrë pjesë pesë anëtarë.

Me nga katër vota pro, prorektorë për mandatin e mbetur janë zgjedhur:

  1. Prof.asoc.dr. Ismet Mulliqi, prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë
  2. Prof.asoc.dr. Edita Bekteshi, prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte
  3. Prof.ass.dr. Bahtir Hyseni, prorektor për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore.