Ligjerata Fgj

Prof. dr. Mitja Petric nga Universiteti i Lubljanës mbajti ligjëratë në Departamentin e Materialeve dhe Metalurgjisë

Në kuadër të projektit Erasmus + Prof. Dr. Mitja Petric nga Universiteti i Lubljanes mbajti ligjërat në Departamentin e Materialeve dhe Metalurgjisë, ku ndau përvojat e tij të gjera me analizën termike dhe proceset e ngurtësimit në metale. Ligjërta ne fokus ishte se si metalet reagojnë ndaj trajtimeve të ndryshme termike dhe rëndësinë e të kuptuarit të modeleve të ngurtësimit për të parashikuar dhe përmirësuar vetitë e materialit.

Prof. Dr. Petric theksoi rolin e analizës termike në identifikimin e transformimeve fazore dhe përcaktimin e pikave të shkrirje. Nëpërmjet studimeve të rasteve dhe shembujve real ai tregoi se si këto metodologji janë thelbësore në zhvillimin e lidhjeve të avancuara të metaleve.

Ligjërata përfshiu aspektet teorike, por gjithashtu dha njohuri praktike me proceset e shkrirjes, ngurtësimit, llogaritjet e reaksioneve gjatë ngurtësimit si dhe vërtetimin e tyre ne praktik në kuadër të softverve të cilat tashme departamenti i materialeve dhe metalurgjisë i posedon në model të Universitetit të Lubjanes.