Ta.De FTU

Në kuadër të programit Erasmus+, në mes UIBM-së në Mitrovicë (FTU-së) dhe Universiteti i Shkencave Bujqësore dhe Veterinarisë në Rumani (Fakulteti i Shkencës së Ushqimit dhe Teknologjisë), prof. Anda Tanislav dhe studenti i PhD-së Eugen Radu, vizituan Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në Mitrovicë.

Në kuadër të programit të mobilitetit Erasmus + Staff, ata i takoi Dekani i  Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore,  prof. asoc. dr.  Mensur Kelmendi, ku gjatë takimit ata u ndan të kënaqur me takimin dhe shprehën  gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Ata qëndruan në FTU nga data 20.05.2024 deri më 25.05.2024.

Gjatë kësaj kohe, prof. Anda Tanislav, mbajti një ligjëratë për studentët e vitit të dytë rreth analizës shqisore të produkteve ushqimore dhe më pas dy eksperimente praktike: dallimi ndërmjet shijes dhe aromës, Testet afektive-hedonike, JAR dhe preferenca për tre asortimente çokollate.

Po ashtu ajo u trajnua nga stafi i FTU-së për metodologjinë e monitorimit të oksidimit të lipideve me teknika të Spektroskopisë infra të kuqe.

Prof. Anda Tanislav gjithashtu, mbajti një trajnim edhe për kompaninë “Pestova”, rreth analizës shqisore të produkteve të kompanisë dhe më pas dy eksperimente praktike:  Dallimi ndërmjet shijes dhe aromës, Testet afektive – hedonike, JAR dhe preferenca për tre asortimente çipsi.

Ndërsa studenti i PhD-së Eugen Radu përfundoi një pjesë të hulumtimit  të tij mbi sheqernat prezentë në ekstraktet e fryteve të drurit të ahut duke përdorur HPLC, nën udhëheqjen e profesorëve nga Fakulteti i teknologjisë ushqimore: prof.ass.dr. Bahtir Hyseni, prof.asoc.dr. Fatos Rexhepi dhe prof..asoc.dr. Valdet Gjinovci.

Ligj Pestova0
Ligj_pestova0
Ligj_ Pestova 2
Ligj_ Pestova 1
Ligj.FTU3
Ligj.FTU2
Ligj.FTU1
Lab-FTU2
Lab_FTU5
Lab_FTU4
Lab_FTU3
Lab_FTU1
Ligj Pestova0Ligj  Pestova 2Ligj  Pestova 1Ligj.FTU3Ligj.FTU2Ligj.FTU1Lab FTU2Lab FTU5Lab FTU4Lab FTU3Lab FTU1