GRANTE PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE MËSIMORE TË BAZUARA NË HULUMTIME
Ju njoftojmë se Ministria e Arsimit ka hapur thirrjen për grante për zbatimin e projekteve mësimore të bazuara në hulumtime.
- Granti për realizimin e projektit për mësimdhënie të bazuar në punë hulumtuese, i jepet mësimdhënësit/es për mbështetjen e ideve për mësimdhënie të bazuar në punë hulumtuese, në mënyrë që të avancohet procesi mësimor në institucionin e arsimit të lartë, ku mësimdhënësi/ja punon;
- Granti nga pika 2.1 mund t’i jepet edhe grupit të mësimdhënësve/eve që do të punojnë bashkë në realizimin e mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese (ex-ante);
- Granti jepet në bazë të aplikimit individual ose grupor në konkursin e hapur;
- Shuma maksimale e grantit është 10,000.00 € (dhjetë mijë euro), prej te cilave 6000.00 € (gjashtë mijë euro) mbulohen nga MASHTI dhe 4()00.00 (katërmijë euro) € mbulohen nga projekti HE125, ku të paktën 50% e grantit duhet të shfrytëzohet për mbulimin e shpenzimeve direkt të hulumtimit;
- Në rast të aplikimit grupor, aplikuesit/et duhet ta përcaktojnë grantmbajtësin/en
Kushtet për aplikim
- Të drejtën për aplikim në konkurs e ka secili/a mësimdhënës/e në marrëdhënie të rregullt pune në një institucion të arsimit të lartë, respektivisht grup i mësimdhënësve/eve në marrëdhënie të rregullt pune në institucionin e njëjtë të arsimit të lartë.
- Në rast të aplikimit në grup, njëri/a nga anëtarët/et e grupit caktohet si person kontakti për aplikacionin.
- Aplikacioni duhet të ketë mbështetjen e institucionit të arsimit të lartë ku është i/e punësuar aplikuesi/ja Ose grupi i aplikuesve/eve. Letra e përkrahjes mund të lëshohet nga Dekani Ose Menaxhmenti i lartë i lartë i institucionit.
Numri i granteve që ofrohen është 15 (pesëmbëdhjetë). Thirrja mbetet e hapur deri në përmbushjen e numrit të granteve. Numri i granteve mund të rritet me vendim të Ministres dhe në kuadër të mundësive buxhetore të MASHTI-t.
Të bashkangjitura i gjeni dokumentet e nevojshme për aplikim.
Application-Form-grants-2024-HEI-25-UPD
Udhezimet-e-Programit-HEI-25-GRANTE-2024-shqip-14-MARS-2024
Konkurs-per-grante-ne-mesimdhenie-te-bazuar-ne-hulumtim-2024-HEI-25-14-mars-2024