Takim me përfaqësues të grupeve të interesit në proceset riakredituese dhe zhvillim të cilësisë
Proceset e riakreditimeve të programeve në arsimin e lartë shpërfaqin zhvillimin e mëtejmë të kulturës së cilësisë në arsimin e lartë dhe fuqizojnë rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithë akterëve të përfshirë në këto procese. E gjitha kjo përputhej edhe me objektivat e projektit QASURE, i cili synon të ndihmojë në përafrimin e standardeve të sigurimit të cilësisë në universitete me ato të përcaktuara nëpërmjet ESG-ve 2015 dhe praktikave më të mira evropiane.
Takimi i radhës me stafin e fakultetit të Edukimit në punën për finalizimin e raportit vetëvlerësues, u karakterizua nga një diskutim frytëdhënës për kontributin e stafit akademik, studentëve, stafit administrative dhe partnerëve të fakultetit nga fusha e arsimit.
Drejtoresha e drejtorisë së Arsimit në komunën e Mitrovcës znj. Drita Kadriu së bashku me Drejtoreshat Besana Shehaj Latifi dhe Melihate Meha si dhe koordinatorja e kopshtit Florije Voca, në diskutimet dhe propozimet e tyre ofruan ide dhe praktika të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e mëtejmë të cilësisë në programet që përgatisin mësumdhënësit e ardhshëm.