ERMZ1223

Fakulteti i Edukimit – Njoftim për ndërrim të planprogramit për afatin e shtatorit, viti akademik 2024/2025

Bazuar në Kalendarin Akademik 2024/2025, njoftohen studentët e interesuar se nga data 03.10.2024 deri më 15.10.2024 mund t’i parashtrojnë kërkesat për ndrrim të planprogramit brenda Universitetit, përkatësisht Fakultetit të Edukimit, Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë.

Kriteret për ndërrim të planprogramit janë të përcaktuara në Statutin e Universitetit, Rregulloren për transferim të studimeve në Universitetin “Isa-Boleteni” në Mitrovicë dhe aktet tjera të institucionit.

 

 

Dokumentet e kërkuara për ndërrim të planprogramit janë:

  • Kërkesa për ndërrimin e planprogramit (nxirret nga llogaria e studentit në SMU);
  • Çertifikatën e notave (e brendshme);
  • Planprogrami aktual i studimeve dhe planprogrami i ri i vulosur (merret në Zyrën për Shërbime Studentore);
  • Raporti mbi ri-regjistrimin e semestrit.

 

Afatet:

  • Afati për paraqitjen e kërkesave: nga 03.10.2024 deri me 15.10.2024;
  • Nxjerrja e vendimeve deri më 24.10.2024.