Lubjana1

UIBM pjesë e konferencës për kapacitetet inovative që u mbajt në Lubjanë

Drejtuesit e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) janë bërë pjesë e një konference ndërkombëtare në Lubjanë për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve inovative në arsimin e lartë. Pjesë e delegacionit të UIBM ishte rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Nurten Deva e shoqëruar nga prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi dhe prorektori për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, prof.dr. Sabri Avullahi.

Në Konferencën Ndërkombëtare: “The Importance of Knoëledge and the University in Society: Comparative International Perspectives and Neë Opportunities for Collaboration”, kanë marrë pjesë edhe drejtues dhe përfaqësues të universiteteve prestigjioze botërore, sikur “Harvardi”, “Kembrixhi”, “Jale” etj.