Dekani i Fakultetit Juridik ndan mirënjohje për kontributin në riakreditimin e programit
Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof. asoc. dr. Islam Qerimi, ka filluar ndarjen e mirënjohjeve për personalitetet që kanë dhënë një kontribut të çmuar në riakreditimin e programit baçelor të Fakultetit Juridik për periudhën 2024 – 2027.
Në kuadër të kësaj nisme, Dekani Qerimi ndau mirënjohjen e parë për prof. ass. dr. Zahir Çerkini, për kontributin e tij të veçantë në hartimin e Raportit të Vetëvlerësimit të programit juridik për periudhën 2024-2027. Ky raport është një nga hapat kyç në procesin e riakreditimit dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në arritjen e standardeve të kërkuara për riakreditim.
Në këtë ngjarje, Dekani Qerimi falënderoi profesorin Çerkini për angazhimin e tij të palodhshëm dhe përpjekjet e vazhdueshme për të garantuar cilësinë dhe zhvillimin e programit të studimeve juridike. Ai theksoi se ky kontribut është një shembull i angazhimit të gjithsecilit në forcimin e reputacionit dhe standardeve të Fakultetit Juridik, duke ndihmuar që ky program të arrijë akreditimin për periudhën e ardhshme.
Ky veprim i dekanit është pjesë e një procesi më të gjerë të vlerësimit dhe njohjes së punës kolektive që kontribuon në avancimin e fakultetit dhe përmbushjen e kërkesave të akreditimit ndërkombëtar.