Feko 4

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Tirana Business University në Tirane

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Tirana Business University në Tiranë kanë formalizuar një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me synimin për të nxitur shkëmbimin akademik dhe shkencor ndërmjet dy institucioneve. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Universitetin “Isa Boletini” e përfaqësuan Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. asoc. dr. Qazim Tmava, dhe Prodekani për Hulumtime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. asoc. dr. Esat Durguti. Nga ana e Tirana Business University, pjesëmarrës ishin Rektorja Prof. dr. Vasilika Kume, Dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Drejtësisë, Prof. dr. Elvin Meka, Dekani i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Prof. asoc. dr. Indrit Baholli, dhe Administratori i universitetit, Dr. Altin Sholla.

Kjo marrëveshje ka për qëllim të thellojë bashkëpunimin ndëruniversitar duke krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kërkimore-shkencore, si dhe pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare të përbashkëta. Marrëveshja synon gjithashtu të lehtësojë organizimin e konferencave, punëtorive dhe aktiviteteve të tjera akademike që do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor në të dy institucionet. Në fjalën e tyre gjatë nënshkrimit, përfaqësuesit nga të dy universitetet theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi si një hap përpara në ndërtimin e urave të bashkëpunimit akademik mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke përfshirë ekspertizën në fusha të ndryshme dhe fuqizimin e studentëve si profesionistë të ardhshëm.

Kjo marrëveshje pritet të jetë një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira, duke forcuar marrëdhëniet mes dy institucioneve dhe kontribuar në zhvillimin e arsimit të lartë në rajon.

Feko 4
Feko 4
Feko 5
Feko 6
Feko 4Feko 5Feko 6