Studentët e FTU-së realizuan vizitë studimore në IHMK – Fushë Kosovë dhe ITUN-Gjakovë
Studentët e vitit të tretë të nivelit bachelor në programin Teknologji, specializimi “Inxhinieria e Mjedisit”, dhe studentët e nivelit master “Inxhinieri e Mbrojtjes së Mjedisit” dhe “Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore” realizuan një vizitë studimore në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovë – Fushë Kosovë dhe Impiantin për Trajtimin e Ujërave të Ndotura – Gjakovë, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Sadija Kadriu, asistentëve Ass. Dr. Arbër Hyseni, Ass. Msc. Egzona Osmani dhe laborantit Msc. Shpend Doli.
Gjatë vizitës, ata u njohën nga afër me analizat që kryhen në laboratorin e akredituar të IHKM. Udhëheqësi i laboratorit MSc. Argon Shala u shpjegoi metodat instrumentale për mbrojtjen e mjedisit dhe parimin e punës me pajisje të ndryshme, si: FAAS, ICP-MS, GC-MS, dhe HPLC.
Në ITUN-Gjakovë, udhëheqësja e impiantit MSc. Fjolla Lasku u shpjegoi praktikisht proceset kryesore për trajtimin e ujërave të ndotura dhe procesin e monitorimit. Vizitat e organizuar në kuadër të planprogrameve mësimore, përforcon njohuritë teorike dhe ndihmon në përgatitjen e specialistëve të ardhshëm në fushën e analizës së ndotësve dhe trajtimit të ujërave të ndotura, duke lidhur në mënyrë të shkëlqyer teorinë me praktikën.