Takim me menaxhmentin e Fakultetit Juridik
Ne cilësinë e hulumtuesit dhe anëtarit të ekipit të projektit QA-SURE, Prof.ass.dr. Zahir Çerkini ka mbajtur takim me menaxhmentin e Fakultetit Juridik për të diskutuar për risitë që sjellë projekti QA-SURE për sistemin e sigurimit të cilësisë në UIBM.
Prof.asoc.dr. Islam Qerimi, Dekani I FJ si dhe Prof.ass.dr. Arbnor Ajeti, Prodekan për cilësi, janë njoftuar për Udhëzuesin e vlerësimit dhe hartimit te programeve që është duke u zhvilluar, për rishikimin e politikave të sigurimit të cilësisë, dhe për trajnimet që kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve për sigurim të cilësisë.
Me menaxhmentin u dakorduam që informatat e njëjta një ditë të ndahen edhe me të gjithë stafin akademik.