Rektorja Deva shpreh ngushëllime për vdekjen e prof.dr. Adem Nurës
Të nderuar familjarë, miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë të prof.dr. Adem Nurës, më lejoni që në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe në emrin tim personal të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e tij nga jeta. Në këto momente mërzie, qëndrojmë pranë jush për ta ndarë dhimbjen me ju.
Ndër të tjera, prof.dr. Adem Nura, ka qenë edhe pjesë e Këshillit Drejtues në UIBM, ku ka treguar përkushtim për konsolidimin e insitucionit tonë. E kujtojmë dhe nderojmë për angazhimin dhe punën e mirë. Jeta dhe vepra e tij, emri i mirë që ka lënë, padyshim se duhet të jetë ngushëshillimi më i mirë për familjen dhe ata që kanë punuar me të ndjerin. U prehtë në paqe!
Me respekt,
Rektorja
Prof.dr. Nurten Deva
