Prof. Asoc. Dr. Mirsade OSMANI nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe partnerët e projektit nga Universiteti i Prishtinës vizitojnë Universitetin Tor Vergata të Romes
Në kuadër të projektit :“Investigating the impact of metal nanoparticles from Trepça smelter emissions on soil, water and crops in the Mitrovica region: Risk assessment and potential for transfer through the food chain”, pjesë e projektit NanoKos, të financuar nga Bashkimi Evropian, Prof. Asoc.Dr. Mirsade OSMANI nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore ka qëndruar në Universitetin Tor Vergata të Romës.
Gjatë kësaj vizite nga partnerët e projektit të udhëhequr nga Prof. Marilena Carbone patëm mundësinë të njiheshim me procedurat dhe punën për përcaktimin cilësor dhe sasior të nanogrimcave metalike përmes metodave SEM, XRD dhe XRF.
Falënderim të veçatë pë Prof. Marilena dhe kolegët e saj nga Universiteti i Romës Tor Vergata si dhe Universiteti i Romës La Sapienza për mikpritjen dhe vizitat e organizuara.
Gjithashtu, falënderojmë projektin NanoKos për mbështetjen e projektit tonë, i cili po na mundëson të realizojmë një hulumtim shkencor të detajuar mbi praninë e nanogrimcave metalike dhe gjurmimin e tyre në zinxhirin ushqyes.




