Leadalko 2

UIBM pjesëmarrës në Seminarin e dytë Kërkimor LEADALKO që u zhvillua më 4-5 shtator 2025 në Valletta, Maltë

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) mori pjesë në Seminarin e Dytë Kërkimor LEADALKO, i cili u mbajt më 4–5 shtator 2025 në Valletta, Maltë, ngjarje që i bashkoi të gjithë partnerët e konsorciumit të projektit Erasmus+.

UIBM u përfaqësua nga Prof. Assoc. Dr. Merita Shala, Koordinatore Institucionale e Projektit, dhe Prof. Ass. Dr. Filloreta Kunoviku, Prodekane për Mësimdhënie dhe Zhvillim të Cilësisë në Fakultetin Ekonomik.

Gjatë dy ditëve të seminarit, UIBM kontribuoi në mënyrë aktive në prezantimin e shtatë moduleve të programit të lidershipit, planifikimin e workshopeve Train-the-Trainers (9–11 që do të zhvillohen në Dhjetor 2025, në Prishtinë), si dhe në përgatitjet për fazën pilot (Janar–Korrik 2026), e cila do të përfshijë rreth 50 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky aktivitet përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të lidershipit transformues dhe forcimit të kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë në rajon, duke nxitur gjithashtu shkëmbimin e praktikave më të mira evropiane dhe adresimin e sfidave të zbatimit.

Shperndaj ne: