Smart

Sallat e mësimit në FTU pajisjen me monitorë digjitalë

Gjashtë salla mësimi në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore (FTU) janë pajisur me monitorë digjitalë. Dekani i FTU, prof.asoc.dr. Mensur Kelmendi, tha se ky investim ka krijuar kushte jashtëzakonisht të mira për punë si pas stafin akademik ashtu edhe për studentët.

Sipas tij, ky projekt që është realizuar nga investimet kapitale të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ka krijuar mundësi edhe për mbajtjen e mësimit online. “Është një projekt që është mirëpritur nga të gjithë, meqë janë krijuar kushte jashtëzakonisht moderne për punë”, tha ai.

 

Shperndaj ne: