4

Studentët e FTU-së vizitojnë disa kompani të verës  në Rahovec

Kanë vazhduar vizitat e studentëve të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore (FTU) nëpër prodhuesit e verës në kuadër të projektit “Rritja e kërkimit shkencor në kuadër të lëndëve të caktuara të teknologjisë së fermentimit”. Të premten janë vizituar kompanitë: “Kosova Wine”, “Illyrian Winery” and “Vineyards-Biopak Shpk” në Rahovec, ku studentët kanë pasur rastin që të mësojnë më tepër për procesin e prodhimit të verës nga vetë prodhuesit dhe ekspertët.

Grupi i studentëve janë shoqëruar nga udhëheqësit e projektit, prof.ass. Dafina Llugaxhiu dhe prof.dr. Alush Musaj. Udhëheqësja e këtij projekti, prof.ass.dr. Dafina Llugaxhiu,  tha se qëllimi i këtij aktiviteti është të krijoj një platformë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve akademike dhe sektorit të verarisë, për të shkëmbyer përvoja, praktika të mira dhe për të forcuar lidhjet midis kërkimit shkencor dhe prodhimit praktik të verës në vendin tonë.

Sipas saj, qëllimi i këtij projekti të mbështetur nga UIBM, MASHTI dhe ORCA është integrimi i kërkimit shkencor në procesin e fermentimit, rritja e aftësive kërkimore të studentëve përmes punës eksperimentale, zhvillimi i kompetencës për analiza kimike dhe mikrobiale të produkteve të fermentuara dhe lidhja e mësimit universitar me kërkimin praktik në proceset e fermentimit në veçanti në prodhimin  e verës.

3
Shperndaj ne: