Shpresa Musa mban ligjëratë në lëndën “Mikrobiologjia Ushqimore”
Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore njofton me kënaqësi se Shpresa Musa, doktore e shkencave në Kiminë Ushqimore nga Universiteti Teknik i Mynihut (TUM), do të mbajë një ligjëratë të hapur si ligjëruese mysafire në kuadër të lëndës Mikrobiologjia Ushqimore. Tema e ligjëratës: “Siguria Mikrobiale dhe Kimike në Produktet e Brumit”
Data dhe ora: 16 dhjetor 2025 11:15
Shpresa Musa ka përfunduar studimet master në University of Nebraska–Lincoln, SHBA, ku hulumtoi ndikimin e trajtimeve termike në reduktimin e mikrobeve në grurë dhe vetitë funksionale të miellit – punë e cila u vlerësua me Best Student Paper Award në konferencën Cereals & Grains. Gjatë doktoratës së saj në TUM, ajo është fokusuar në përdorimin e enzimave dhe antioksidantëve për reduktimin e akrilamidit në produktet e drithërave, pa kompromentuar cilësinë sensorike – punë e vlerësuar me ICC Best Speaker Award në 17th ICC International and Bread Congress, Best Poster Award ILSI Europe Symposium dhe IAFP Travel Scholarship Award – një çmim i dhënë nga International Association for Food Protection për studiues me kontribute të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë ushqimore.
Ajo kontribuon në projekte ndërkombëtare të sigurisë ushqimore dhe është anëtare aktive e ACRYRED COST Action (CA21149). Të gjithë studentët dhe stafi janë të mirëpritur të marrin pjesë!
