Moduli i trajnimit “Ndërmarrësia dhe Planifikimi i Biznesit” u realizua me sukses më 10 shkurt 2026
Moduli i trajnimit “Ndërmarrësia dhe Planifikimi i Biznesit” u realizua me sukses më 10 shkurt 2026, në UIBM, duke filluar nga ora 09:00, nën udhëheqjen e trajneres Prof.dr. Ermira Shehu. Trajnimi u organizua në kuadër të projektit “EmpowerHER: Bridging Gender Equality, Mental Health, and Entrepreneurship for Female Students”, i financuar nga SHER Project, dhe mblodhi pjesëmarrëse për një ditë intensive dhe interaktive të dedikuar zhvillimit të njohurive dhe aftësive praktike në sipërmarrje dhe planifikim biznesi.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrëset u njohën me objektivat dhe rezultatet e pritura të modulit dhe u angazhuan në sesione tematike mbi fuqinë e gruas ndërmarrëse në Kosovë, gjenerimin e ideve dhe identifikimin e mundësive të duhura për biznes, si dhe motivimin për zhvillimin e ndërmarrjes përmes modelit Business Model Canvas. Programi përfshiu gjithashtu formulimin e misionit dhe vizionit të ndërmarrjes, realizimin e analizës SWOT, si dhe përmbylljen e ditës me përmbledhje, përfundime dhe rekomandime për nisma të ardhshme sipërmarrëse.
