Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani ndan bursa për studentet (femra) të universiteteve publike

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ka shpallur konkursin për bursa qw ndahet nga  Unioni i  Bizneseve Shqiptare në Gjermani, tw dedikuar për studente (femra), të cilat i ndjekin studimet në kuadër të universiteteve publike të Kosovës.

Në konkurs mund të paraqiten vetëm studente të nivelit bachelor, duke qenë se nëpërmjet këtij projekti synohet të përkrahet arsimimi i vajzave dhe fuqizimi i tyre.

Kriteret që duhet t’i plotësoni mund t’i gjeni në postimet më poshtë në këtë faqe zyrtare të OEGJK-së.

Aplikimin e gjeni ne kete link:

https://drive.google.com/…/0B8sEBg4rupbXY1NIM0VsZXNuQ…/view…

Afati i fundit për aplikim është deri më 20.09.2017.

Kliko këtu: Konkursi per Bursa 2017 final version

Kliko këtu: Aplikimi 2017 final