Lista e kandidatëve të pranuar në Fakultetin e Gjeoshkencave
Këtu mund ta gjeni listën e kandidatëve të pranuar në afatin e dytë në Fakultetin e Gjeoshkencave.
Kliko këtu: Lista e studenteve te pranuar_FGJ_Afati i dyte
- Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet prej 25.09.2017 deri më 29.09.2017, prej orës 9:00 – 15:00. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luten që t’i përmbahen afatit të lartshënuar.
- Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
- Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit.
- Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
- Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Mitrovicës, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
- Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta.
- Pagesa për semestër bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja e Universitetit të Mitrovicës.