Dy mësimdhënëse nga Fakulteti Ekonomik po qëndrojnë në Namik Kemal University në Tekirdag të Turqisë në kuadër të Erasmus+ teaching mobility
Në kuadër të Programit Erasmus+, Prof.ass.dr.EDBA. Filloreta Kunoviku Demiri dhe Prof. Besë Sadikaj nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë janë duke e kompletuar aktualisht Mobilitetin Mësimor një javor nga 20 deri në 24 prill në Fakultetin Ekonomik dhe të Shkencave Administrative në Universitetin Namık Kemal, në Tekirdağ, Turqi. Gjatë mobilitetit të tyre, profesoreshat përveç ligjëratave dhe angazhimit me studentët, po shkëmbejnë përvoja akademike dhe praktikat më të mira edhe me kolegët nga institucioni pritës.
Si pjesë e vizitës së tyre, ato kanë zhvilluar takime të rëndësishme me menaxhmentin dhe stafin akademik të Fakultetit Ekonomik dhe Shkencave Administrative, përfshirë Dekanin, Prof.dr. Rasim Yılmaz, Shefin e Departamentit, Prof.dr. Ahmet Kubaş, dhe Drejtorit të Qendrës së Aplikimeve dhe Kërkimeve për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Koordinatorin Institucional të Erasmus, Prof.dr. Hasan Selçuk Eti.
Takimet janë përqendruar në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke diskutuar mundësitë për bashkëpunim të përbashkët kërkimor dhe akademik, si dhe duke diskutuar edge vazhdimin e bashkëorganizimit të kongreseve ndërkombëtare IBANESS. Përveç kësaj, të dy institucionet shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e shkëmbimeve të ardhshme të stafit dhe studentëve brenda kornizës së Erasmus+.
Ky mobilitet i vazhdueshëm kontribuon në rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbështet zhvillimin e vazhdueshëm të përsosmërisë akademike dhe shkëmbimin e njohurive midis dy institucioneve.



