Punëtori për ndërmarrësi dhe zhvillim digjital në UIBM
Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u realizua punëtoria me temën “Nga Biznesi Tradicional te Biznesi Digjital – Mjete Praktike për Rritjen e Biznesit”, e organizuar nga OJQ Yellow, më 12 tetor 2026.Punëtoria u fokusua në përdorimin e mjeteve digjitale për zhvillimin dhe rritjen e bizneseve, duke trajtuar mundësitë që teknologjia ofron për avancimin e ideve të biznesit dhe përshtatjen e tyre me kërkesat e tregut.
Aktiviteti iu dedikua grave ndërmarrëse, studenteve të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, grave dhe studentëve me ide biznesi, si dhe të gjithë të interesuarve për ndërmarrësi dhe transformim digjital.Përmes kësaj punëtorie u synua të nxitet zhvillimi i aftësive praktike, të promovohet përdorimi i teknologjisë në biznes dhe të krijohen mundësi për avancimin e ideve sipërmarrëse, me theks të veçantë te fuqizimi ekonomik i grave dhe të rinjve.
