Jurii

Studentët vizituan Gjykatën Kushtetuese

Një grup i studentëve të Fakultetit Juridik kanë vizituar Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kjo vizitë kishte karakter studimor dhe studentët patën rastin të njihen nga afër me punën që bëhet në këtë institucion.

Në këtë vizitë, studentët diskutuan shumë aspekte të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të linjave të interpretimit kushtetues që ajo ka ndjekur për gjatë këtyre viteve të funksionimit.

Përveç kësaj, vizita kishte për qëllim të ju mundësoj studentëve që të shohin praktikisht si zbatohen dijet dhe normat kushtetuese të cilat ata i kanë mësuar në studimet e tyre në fakultet.