Eks

Ekspozitë me punimet e studentëve të Edukimit

Është hapur të hënën një ekspozitë me punimet e studentëve të Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.  Në hapje të ekspozitës në Galerinë e Arteve në Qendrën e Kulturës, ishin të pranishëm edhe drejtues të Universitetit, si prorektori për Mësim, Izet Zeqiri, mandej, Fatbardha Hoxha, dekane e Fakultetit të Edukimit, profesoresha e artit, Saranda Kika – Bahtiri etj.

Fatbardha Hoxha, dekane e Fakultetit të Edukimit, ka përgëzuar organizatorët e kësaj ekspozite. Ajo ka vlerësuar punën e mirë dhe me përkushtim të profesoreshës, Saranda Kikaj dhe të studentëve që kanë qenë të angazhuar në këtë ekspozitë.

Në fjalën e saj, ajo ka theksuar se ekspozita është një mundësi e mirë për të shpërfaqur talentin e studentëve në fushën e artit. “Ne po punojmë shumë që të kemi mësues cilësorë, të cilët do të jenë e nesërmja”, tha Hoxhaj.

Ndërsa, profesoresha e artit, Saranda Kikaj, e cila është përkujdesur për ekspozitën, theksoi se ky është viti i dytë që po organizohet ekspozitë nga studentët e  Fakultetit të Edukimit.  sipas saj, ekspozita me 50 piktura do të mbetet e hapur deri më 21 maj 2018.