Guvernatori

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, mbajti ligjëratë në UMIB

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka mbajtur një ligjëratë me temën “Banka Qendrore e  Kosovës: themelimi, sfidat e funksionimit dhe perspektiva  e saj”, për studentët e Fakultetit Ekonomik të  Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”. Ud. dekani i Fakultetit Ekonomik,  Besart Hajrizi, pasi prezantoi guvernatorin, i ftoi të gjithë  pjesëmarrësit studentë,  që  të jenë të hapur për debat dhe pyetje.

Interesimi për këtë ligjëratë ishte jashtëzakonisht i madh. Përveç studentëve të Fakultetit Ekonomik, ishin të pranishëm edhe studentët e Fakultetit Juridik si dhe ata të Edukimit.

Ligjërata zgjoi interesimin e të pranishmëve dhe  përcoll edhe me pyetje të shumta nga ana e  studentëve. Në fund të ligjëratës,  guvernatori shprehu kënaqësinë për përgatitjen e studentëve të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”. Ai shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të intensifikoi bashkëpunimin me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.