Erasmus+ STRUCTUVET


Mbahet takimi i Komitetit Drejtues në kuadër të projektit Erasmus+ STRUCTUVET në Prishtinë
Përfaqësuesit e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Prof.dr. Valdet Gjinovci,…
Koordinatorët e projektit STRUCTUVET zhvillojnë vizitë pune në Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë
Në kuadër të projektit ndërkombëtar STRUCTUVET – Erasmus+ Capacity Building, më 3 shtator 2026 në…
Profesorët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore marrin pjesë në Komitetin Drejtues të projektit STRUCTUVET në Spanjë
Disa profesor nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore te kryesuar nga Koordinatoret e Projektit Prof. Valdet…
U mbajt takimi i parë i Komitetit Drejtues në kuadër të projektit Erasmus+ STRUCTUVET
Më 27.02.2026 u zhvillua me sukses takimi i parë i Komitetit Drejtues në kuadër të…
Veterinary Improvement in the Western Balkans: Curriculum Reforming, Didactic Updating & Stakeholders Involvement for the Acquisition of EU Standards (STRUCTUVET)
Veterinary Improvement in the Western Balkans: Curriculum Reforming, Didactic Updating & Stakeholders Involvement for the Acquisition of EU Standards (STRUCTUVET) është një projekt ndërkombëtar i financuar nga programi Erasmus+ (Capacity Building in Higher Education – CBHE), i cili synon modernizimin dhe avancimin e arsimit të lartë veterinar në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë, përmes reformimit të kurrikulave, përditësimit të metodave të mësimdhënies dhe përfshirjes aktive të palëve të interesit. Projekti synon harmonizimin e programeve të studimit me direktivat dhe standardet e Bashkimit Evropian, duke forcuar përgatitjen profesionale të studentëve dhe duke rritur cilësinë e edukimit veterinar. Vëmendje e veçantë i kushtohet zhvillimit të kompetencave praktike, qasjes “One Health” (Shëndeti i Vetëm), shëndetit publik, sigurisë ushqimore dhe mirëqenies së kafshëve, me qëllim përgatitjen e profesionistëve të aftë për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore dhe kërkesave të tregut evropian të punës.
Objektivat
- Reformimi dhe harmonizimi i kurrikulave veterinare me direktivat, kërkesat dhe standardet e Bashkimit Evropian, duke marrë parasysh praktikat më të mira evropiane.
- Modernizimi i metodave të mësimdhënies dhe të nxënit përmes përditësimit të qasjeve didaktike, integrimit të mjeteve digjitale dhe zhvillimit të platformave të e-learning.
- Forcimi i aftësive praktike dhe profesionale të studentëve përmes përmirësimit të trajnimeve klinike dhe aktiviteteve praktike në fushën e veterinarisë.
- Integrimi i qasjes “One Health”, shëndetit publik, sigurisë ushqimore dhe mirëqenies së kafshëve në programet mësimore.
- Rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përfshirja e palëve të interesit, duke përfshirë institucionet publike, agjencitë relevante dhe organizatat profesionale në procesin e reformimit të arsimit veterinar.
- Përmirësimi i mobilitetit dhe konkurrueshmërisë së të diplomuarve në tregun evropian të punës përmes harmonizimit të standardeve të edukimit dhe praktikës profesionale.
Rezultatet e pritshme
- Përditësimi dhe harmonizimi i programeve mësimore veterinare me standardet dhe kërkesat e Bashkimit Evropian.
- Përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies përmes metodave bashkëkohore didaktike dhe integrimit të mjeteve të e-learning.
- Rritja e kapaciteteve të stafit akademik përmes trajnimeve dhe shkëmbimit të përvojave me institucionet partnere evropiane.
- Zhvillimi i kompetencave praktike dhe profesionale të studentëve të veterinarisë, me fokus në shëndetin e kafshëve, shëndetin publik dhe sigurinë ushqimore.
- Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, institucioneve publike dhe organizatave profesionale në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë.
- Rritja e mundësive për mobilitet akademik dhe profesional, si dhe përmirësimi i punësueshmërisë dhe konkurrueshmërisë së të diplomuarve.
Ekipi i projektit – Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë
- Prof. asoc. dr. Valdet Gjinovci – Menaxher i projektit
- Prof. dr. Mehush Aliu – Anëtar i ekipit të projektit
- Prof. ass. dr. Arbër Hyseni – Anëtar i ekipit të projektit
Kohëzgjatja: 01.12.2025 – 01.12.2028
Programi financues: Erasmus+ KA2 – Capacity Building in Higher Education (CBHE)




