Agjencia Universitare e Frankofonisë ofron qasje në më shumë se 5 milionë burime online
Agjencia Universitare e Frankofonisë i ofron studentëve dhe stafit akademik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” qasje në më shumë se 5 milionë burime online: kurse online, libra, artikuj shkencorë në të gjitha disiplinat.
Poashtu në dispozicion për qasje do të jetë edhe një atlas i ekspertëve nga institucionet anëtare të kësaj agjencie. Studentët dhe stafi akademik i UMIB-it mund të hyjnë lirshëm në Bibliotekën Dixhitale të Hapësirës Universitare të Frankofonisë (BNEUF) nga kjo lidhje:
Të gjitha burimet online janë falas.
Institucionet gjithashtu mund të propozojnë të referojnë burimet e tyre digjitale në BNEUF në mënyrë që t’i bëjnë ato të arritshme për 15 milionë studentët e institucioneve anëtare të AUF.
Institucionet mund të referojnë mësuesit-studiuesit e tyre-ekspertë në Atlas të ekspertizës së BNEUF, nëse ata nuk janë tashmë atje, në mënyrë që të rrisin ekspertizën e tyre me gjithë Frankofoninë nëpërmjet BNEUF.
AUF negocion me botuesit e shumtë privatë qasje të pakufizuar në burimet e tyre nëpërmjet një abonimi shumë të favorshëm, të mbështetur financiarisht nga AUF për të gjitha institucionet e saj anëtare të interesuara.