BQK vlerëson kontributin e Fakultetit Ekonomik në shënimin e Javës Ndërkombëtare të Parasë
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), z. Fehmi Mehmeti, në letrën e tij drejtuar Dekanit të Fakultetit Ekonomik, Besart Hajrizi, ka vlerësuar lartë kontributin e Fakultetit Ekonomik në Shënimin e Javës Ndërkombëtare të Parasë.
Guvernatori Mehmeti, ka falënderuar dekanin Hajrizi për bashkëpunimin e përkushtuar të Fakultetit Ekonomik në shënimin e Javës Ndërkombëtare të Parasë për t’i dhene peshë kësaj ngjarjeje me rëndësi të dyanshme.