![Një Profesor Nga “Van Hall Halerstein” Mbajti Ligjëratë Për Studentët E FTU Së](https://www.umib.net/wp-content/uploads/2019/04/FTU.jpg)
Një profesor nga “Van hall Halerstein” mbajti ligjëratë për studentët e FTU-së
Në kuadër të programit për shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, Erasmus+, profesori Kros de Vries nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “Van hall Larenstein”i Holandës, qëndroi pesë ditë në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”. Ai mbajti një ligjëratë për studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore
Gjithashtu profesori Kross e vëzhgoi nga afër punën e studentëve holandez, të cilët po ashtu në kuadër të programit Erasmus+ për dy muaj e gjysmë do të qëndrojnë në FTU. Studentët holandez janëduke hulumtuar cilësinë e hirrës.