Panairi

Studentët përfaqësojnë UMIB-in në Panairin e Shkencës dhe Teknologjisë

Një grup i studentëve të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), kanë marrë pjesë në Panairin e Shkencës dhe Teknologjisë që është organizuar nga gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë. Ata kanë prezantuar para të pranishmëve programet që ofrohen për studime në këtë universitet.

Kryetar i Parlamentit Studentor, Shahin Gashi, tha se panairi paraqet një mundësi të mirë që të rinjtë e rajonit të informohen për mundësitë që ofrohen në UMIB. “Grupi i studentëve të UMIB-it ka shpërndarë broshura dhe fletusha informuese për të rinjtë që kanë marrë pjesë në panair”, tha ai.

Ndryshe të premten (3 maj 2019), UMIB-i do të përfaqësohet edhe në Panairin e Punës dhe Karrierës që organizohet në Prishtinë dhe ku marrin pjesë universitete dhe kompani nga e gjithë Kosova.