Ftu

Dy studentë nga FSHN kanë kryer një pjesë të punës eksperimentale të punimit të diplomës në laboratoret e FTU-së.

Në kuadër të bashkëpunimit në mes Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë, dy studentë nga FSHN, Aldo Golemi dhe Egi Mata e kanë kryer një pjesë të punës (hulumtimit) eksperimentale të punimit të diplomës në laboratoret e FTU-së.

Hulumtimi kishte të bënte me stabilitetin e vajrave ushqimor nën ndikimin e aktivitetit mikrobial duke i monitoruar me teknikën e spektroskopisë infra të kuqe si metodë më e avansuar për t’i përcjell ndryshimet strukturore që ndodhin në vajrat ushqimor.

Studentëve nga Tirana u janë bashkangjitur në hulumtim edhe studentët e masterit të FTU-së.