Osce

Thirrje për shprehje interesi për “Akademinë politike”

A jeni person i ri, aktiv, i moshës 18 deri 29 vjeçe, me përkushtim të fuqishëm në ndërtimin e demokracisë kuptimplote dhe pjesëmarrëse në Kosovë? A jeni të gatshëm të investoni kohë dhe mund për zhvillimin dhe zbatimin e një nisme me njerëz të tjerë që mendojnë si ju? A jeni të interesuar të merrni mbështetje dhe t’i zhvilloni aftësitë tuaja të të menduarit kritik, avokimit, ndërtimit të ekipit, të shkruarit dhe negocimit për zgjidhjen e sfidave të komunitetit tuaj? Atëherë, Akademia politike është ajo që ju duhet!

Akademia politike organizohet nga Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në bashkëpunim me Zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR). Synimi ynë është të sigurojmë që gratë dhe burrat e rinj, të cilët shpeshherë margjinalizohen nga proceset politike, pajisen me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të siguruar pjesëmarrje efektive dhe për ta udhëhequr konsolidimin dhe forcimin e komuniteteve të tyre.

Kurrikula e Akademisë politike ofron:

  • Përmirësim të hartimit të politikave, hartimit të fjalimeve dhe aftësive të prezantimit;
  • Përmirësim të njohurive për barazinë gjinore dhe shkathtësive për integrimin e çështjes gjinore;
  • Aftësi për të menduar në mënyrë kritike dhe për të sfiduar informacionin subjektiv;
  • Zhvillim të edukimit mediatik;
  • Zotërim të komunikimit dhe avokimit;
  • Rrjetëzim me udhëheqës të tjerë të rinj dhe diskutimi mbi përpjekjet dhe sfidat në komunitete;

Seminari do të mbahet nga 20 deri 24 qershor 2019. Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni rezymenë tuaj dhe një letër të shkurtër motivimi, në gjuhën angleze, shqipe ose serbe, deri më 5 qershor 2019 përmes postës elektronike në adresën: [email protected].

Ju lusim ta keni parasysh që vetëm kandidatet e përzgjedhur në listë të ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Linku për aplikim