Mundësi për praktikë në Agjencinë Evropiane për Siguri Ushqimore (EFSA)
Agjencia Evropiane për Siguri Ushqimore – EFSA ka publikuar thirrjen e radhës për mundësi trajnimi/praktike në kuadër të këtij institucioni.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor apo Master në fushat relevante të sigurisë dhe teknologjisë ushqimore.
Selektimi i pjesëmarrësve bëhet përmes një procesi të konkurimit sipas procedurave dhe kritereve të cilat janë të prezantuara në thirrje.
Të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur do të vendosen në Departamente dhe Njësi të veçanta në kuadër të EFSA-s për të kryer praktikën e tyre varësisht nga nevojat e organizatës dhe profili i pjesëmarrësve.
Për të mbuluar shpenzimet mujore gjatë qëndrimit në Parma (selia qendrore e EFSA) pjesëmarrësit do të përfitojnë një bursë mujore në vlerë të 1,160 €.
Kohëzgjatja e praktikës në EFSA mund të jetë nga 5 deri në 12 muaj.
Afati i fundit për aplikim është data 1 Korrik 2019.
Inkurajohen të gjithë të interesuarit nga Institucionet përkatëse akademike të shfrytëzojnë këtë mundësi të shkëlqyshme për të avancuar njohuritë e tyre praktike në fushën e sigurisë ushqimore.